Ndërlidhjet

SHBA: Administrata e mbronë emërimin e Hillit


Presidenti Barack Obama dhe politikanët e tjerë të lartë nga Partia Demokratike, e kanë mbrojtur zgjedhjen e diplomatit Christopher Hill për ambasador në Irak.

Nominimi i zotit Hill është kundërshtuar nga disa senatorë të lartë republikanë, përfshirë edhe ish kandidatin për president, John McCain, që thonë se Christopher Hill nuk ka përvojë të mjaftueshme në Lindjen e Mesme.

Robert Gibbs, zëdhënës i presidentit Obama, e mbrojti zgjedhjen e zotit Hill, duke e cilësuar atë si diplomat veteran, që ka aftësi për t'i kuptuar situatat komplekse politike dhe për t'i zgjidhur ato.

Për tu zgjedhur ambasador në Irak kërkohet konfirmimi në Senat, prandaj raportohet se kundërshtimi i republikanëve mund ta vështirësoj konfirmimin e zotit Hill, për ambasador të ardhshëm amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG