Ndërlidhjet

Obama e Da Silva vlerësojnë samitin G20


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama dhe homologu i tij brazilian, Luis Inasio Lula da Silva, kanë shprehur besimin e tyre për suksesin e samitit të ardhshëm të Grupit 20, i cili do të publikojë masat për tejkalimin e krizës ekonomike botërore. Presidenti Obama ka hedhur poshtë pohimet se midis anëtarëve të G20, "ka dallime". Ndërsa, Da Silva ka shtuar se "të gjithë liderët janë të bindur që sa më shpejt të merren vendime" për zbutjen e krizës së tregjeve dhe për të rikthyer besimin e opinionit.
Obama e Da Silva i kanë bërë këto komente gjatë takimit në Uashington, me ç'rast kanë theksuar se marrëdhëniet midis këtyre dy vende janë shumë të mira.
XS
SM
MD
LG