Ndërlidhjet

Madagaskar: Opozita merr pushtetin


Opozita në Madagaskar ka marrë selinë e qeverisë , ndërsa udhëheqësi opozitar, Andre Raxhoelina, ka deklaruar se ka marrë edhe kontrollin ndaj ushtrisë, duke kërkuar nga presidenti, Mark Ravalomana, të japë dorëheqje, i cili ka refuzuar ta bëjë këtë.
Lideri opozitar ka deklaruar për agjencinë Frans Press se nuk dëshiron të ketë dhunë, por ka theksuar se lideri shtetëror duhet ta dalë para gjyqit për shkak të veprave të kryera.
Mbi 100 vetë kanë humbur jetën prej fillimit të konfliktit në muajin janar në Madagaskar.
XS
SM
MD
LG