Ndërlidhjet

DEJTONI II për Bosnjën?


Bashkësia ndërkombëtare dhe para së gjithash Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të merren me më shumë vendosmëri me reformat në Bosnjë dhe mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare të llojit të Dejtonit.
Ky është propozim i analistëve amerikan Danijel Server dhe Morton Abramovic që thonë se nëse liderët e Bosnjës nuk arrijnë të merren vesh për Kushtetutën, ndryshimet kushtetuese duhet harmonizuar në një konferencë ndërkombëtare.
Në këtë analizë vihet në pah se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian duhet ta bëjnë të qartë se situata aktuale në Bosnjë nuk është e pranueshme dhe se duhet të ndryshohet.
Çështjet tjera të rajonit, para së gjithash Kosova, do të liheshin anash, ashtu si në konferencën në Dejton në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG