Ndërlidhjet

Sharif shkel arrestin shtëpiak


Ish kryeministri pakistanez dhe lider opozitar, Navaz Sharif, ka shkelur urdhërin e qeverise për arrest shtëpiak.

Bëhet e ditur se Sharif është nisur nga shtëpia e tij në Lahore drejt protestave antiqeveritare në qendër të qytetit, ku policia është përleshur më demonstruesit, të cilët janë përgjigjur me gurë.

Duke folur para disa ithtarëve të tij, lideri opozitar Sharif, vendimin e qeverisë për arrest shtëpiak e kaquajtur "jolegal dhe të pamoralshëm".

Policia i kishte caktuar atij arrestin shtëpiak për t'i pamundësuar udhëheqjen e një marshi protestues drejt kryeqytetit Islamabad.
XS
SM
MD
LG