Ndërlidhjet

Sofje: Rreth 6 mijë policë në protesta sociale


Rreth 6 mijë policë kanë protestuar në kryeqytetin e Bullgarisë, duke kërkuar nga qeveria rritje të rrogave për 50 % dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Policët që kishin ardhur nga gjithë vendi, parakaluan në qendër të Sofjes, ndërsa para ndërtesës së parlamentit vunë një arkivol me mbishkrimin "Ministria e Punëve të Brendshme".

Javën e kaluar, ministri i Brendshëm, Mihail Mikov vendosi që policëve t'ua rritë pagat për 5 %, duke thënë se rritja prej 50 % është e pamundur.
Më herët, Mikov pezulloi 1 mijë vende pune në polici.
XS
SM
MD
LG