Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten katër trupa të NATO-s


Forcat e NATO-s në Afganistan thanë se katër trupa të saj janë vrarë sot në një sulm me bombë në lindje të vendit.

Aleanca tha se dy prej tyre vdiqën në vend, ndërsa dy të tjerët më pas nga plagët.

Nuk është bërë publike kombësia e ushtarëve, të cilët u vranë në provincën Nangarhar, afër kufirit me Pakistanin.

Përgjegjësinë për sulmin e pohuan talebanët.

Po sot, dy civilë e humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në Kabul.
XS
SM
MD
LG