Ndërlidhjet

logo-print

OPEC nuk i ndryshon kuotat e naftës


Ministrat e vendeve eksportuese të naftës, OPEC u dakorduan ta mbajnë nivelin e prodhimtarisë aktuale të naftës deri në muajin maj.

Ministri i Energjisë i Katarit, Abdullah bin Hamad Al Attiyah, tha se karteli do të takohet përsëri në 28 maj në Vjenë për ta vlerësuar situatën në treg.

Të dhënat zyrtare të OPEC-ut thonë se eksporti ditor është 24.84 milionë fuçi, pasi në shtator karteli vendosi që ta ulë prodhimtarinë për 4.2 milionë fuçi në ditë, në përpjekje për t'i rritur çmimet e naftës.

Në organizatën OPEC bëjnë pjesë 12 vende: Algjeria, Angola, Ekuadori, Irani, Iraku, Kuvajti, Libia, Nigeria, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venecuela.
XS
SM
MD
LG