Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Protesta në një vjetorin e Gërdecit


Disa qindra njerëz kanë protestuar në Shqipëri kundër mënyrës se si qeveria e trajtoi shpërthimin e depove të municionit në Gërdec.

Protestat paqësore u organizuan në Tiranë nga Partia Socialiste në opozitë, e cila akuzon qeverinë për korrupcion gjatë asgjësimit të municionit.

Në 15 mars, 2008, 26 njerëz e humbën jetën nga shpërthimet në Gërdec, 302 vetë u plagosën ndërsa u shkatërruan apo dëmtuan 5.500 shtëpi.

Ministri i atëhershëm i mbrojtjes, Fatmir Mejdiu, ish shefi i armatës, Luan Hoxha, dhe 26 zyrtarë të tjerë janë akuzuar për ndërlidhje me shpërthimin, ndërsa tre vetë janë akuzuar për vrasje.
XS
SM
MD
LG