Ndërlidhjet

Në Somali rrëmbehen tre punonjës të OKB-së


Persona të armatosur kanë rrëmbyer sot në mëngjes tre punonjës të Kombeve të Bashkuara, të cilët gjendeshin në jug të Somalisë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
Burime të KB në Mogadisho kanë thënë se janë rrëmbyer një shtetas kenian dhe dy të tjerë nga perëndimi, përkatësia kombëtare e të cilëve nuk është bërë e ditur. Ata kanë punuar për programin botëtor të ushqimit dhe për programin e KB për zhvillim. Një zyrtar somalez ka thënë se rrëmbyesit mund të jenë pjestarë të grupeve lokale te armatosura.
XS
SM
MD
LG