Ndërlidhjet

Josef Fritzl del para gjyqit


Në Sant Pollten të Austrisë sot ka filluar procesi gjyqësor kundër Jozef Fritzl, i cili kishte mbajtur të bijën e tij në bodrumin e shtëpisë për 24 vjet rresht, duke e përdhunuar dhe me të cilën kishte shtatë fëmijë. Fritzl akuzohet për vrasje, përdhunim, cënim të lirisë, detyrim me forcë dhe për incest. Gjykimi i tij tij ka zgjuar interesim të madh medial, për çka janë akredituar mbi 200 gazetarë nga mbarë bota. Gjykimi do të zgjasë pesë ditë, ndërsa, sipas ligjit austriak, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG