Ndërlidhjet

300 letonezë përkujtuan veteranët e njësiteve SS


Rreth 300 letonezë i kanë nderuar bashkatdhetarët e tyre, të cilët kanë luftuar në njësitet SS të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tubimi në kryeqytetin e Letonisë, Riga, ishte i qetë, ndërsa u mbajt përkundër ndalesës nga autoritetet.

Veteranët, të cilët luftuan në anën e Gjermanisë naziste, thonë se ata thjesht po luftonin për lirinë e tyre kundër kërcënimit sovjetik.

Rusët etnikë i kanë kundërshtuar fuqishëm demonstratat e këtilla.
XS
SM
MD
LG