Ndërlidhjet

Iran: Khatami tërhiqet nga gara presidenciale?


Mediat iraniane dhe perëndimore thanë se ish presidenti i Iranit Mohamed Khatami pritet të tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale të qershorit.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga vetë Khatami, por raportohet se ai së shpejti do ta bëjë publike tërheqjen e tij nga gara.

Khatami ishte president në periudhën 1997-2005, në vitet kur Irani i zbuti marrëdhëniet me Perëndimin.

Mirëpo marrëdhëniet u përkeqësuan dukshëm nën presidentin Mahmud Ahmadinejad, i cili tash do të kandidojë për mandatin e dytë.

Raportet thonë se ish presidenti Khatami tash pritet të përkrahë një kandidat tjetër proreformator, ish kryeministrin Hossein Mousavi.
XS
SM
MD
LG