Ndërlidhjet

Irak: Vritet futbollisti para se të shënojë golin


Një futbollist i Irakut është qëlluar për vdekje në çastin kur duhej ta gjuajë topin dhe shënojë golin vendimtar në një ndeshje në jug të Bagdadit.

Policia tha se sulmuesi i ekipit amator Buhairat ndodhej vetë para portierit në ndeshjen e së dielës në Hillah, kur një përkrahës i ekipit kundërshtar Sinjar, e qëlloi me plumb në kokë në minutën e fundit të lojës.

Klubi Sinjar ishte në avantazh 1:0 kur ndodhi vrasja.

Policia tha se spektatori ishte arrestuar.
XS
SM
MD
LG