Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni bën shaka me aeroplanat rusë


Departamenti amerikan i mbrojtjes ka bërë shaka lidhur me shfrytëzimin e mundshëm të bazave ajrore në Amerikën Latine, nga ana e Rusisë.

I pyetur lidhur me bombarduesit strategjikë rusë, që me gjasë, do t'i shfrytëzojnë këto baza, të ofruara nga Venezuela dhe Kuba, zëdhënësi i Departamentit të mbrojtjes, Geoff Morell, tha se "kjo do të ishte një rrugë e gjatë për këta aeroplana të vjetër, që të fluturojnë".

Një tjetër zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se synimi i Rusisë, për forcimin e lidhjeve ushtarake me këto vende, nuk është shkak për brengosje.
XS
SM
MD
LG