Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Khatami tërhiqet nga gara për president


Ish presidenti iranian, Mohammad Khatami, është tërhequr nga gara për president të Iranit dhe e ka shpallur mbështetjen e tij për kandidatin tjetër, ish kryeministrin, Mir-Hoseein Moussavi.

Të dy kandidatët kanë platforma politike të ngjashme dhe vëzhguesit thonë se ata do ta ndanin elektoratin e moderuar.

Tashmë, linja konservatore e ka kandiduar përsëri presidentin aktual, Mahmud Ahmadinejd.
XS
SM
MD
LG