Ndërlidhjet

Hagë: Pritet vendimi për ankesën e Krajishnikut


Tribunali i Hagës për Krime të luftës, sot pritet ta shpallë vendimin lidhur me apelin e ish krytearit të Parlamentit serb të Bosnjës, Momçillo Krajishnik.

Aktualisht, Krajishnik po e vuan dënimin prej 27 vjetëve burgim, për orkestrimin e fushatave për pastrim etnik, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra myslimanëve dhe kroatëve, gjatë viteve të 90-ta.

Raportohet se vendimi lidhur me këtë ankesë, mund ta merrë parasysh dëshminë e të akuzuarit tjetër për krime të luftës, Radovan Karaxhiq, i cili në nëntor të vitit të kaluar, i tha Gjykatës se Krajishnik nuk ka luajtur rol në vendimet e udhëheqjes serbe të Bosnjës gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG