Ndërlidhjet

Kabul: U vranë katër policë dhe një ushtar


Ministria e brendshme e Afganistanit njoftoi se nga sulmi i militanëtve kundër një stacioni të policisë në Kandahar, janë vrarë katër policë afganë.

Sot, poashtu, gjatë ndërhyrjes së forcave afgane dhe të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në një objekt të dyshuar për prodhimin e bombave në Kandahar, janë vrarë shtatë militantë të dyshuar dhe janë arrestuar tre të tjerë.

Nga zhvillimet në Afganistan, veçuam edhe njoftimin e ushtrisë së Australisë, se një pjesëtar i saj është vrarë në provincën Uruzgan.
XS
SM
MD
LG