Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev urdhëron riarmatimin të gjërë


Presidenti Dmitry Medvedev, tha se Rusia do të fillojë shkallën e gjerë të riarmatimit prej vitit 2011.

"Detyra parësore do të jetë që të rritet gatishmëria luftarake e forcave tona, para së gjithash, e të gjitha forcave tona strategjike bërthamore", tha ai në një takim me shefat e ushtrisë.

Medvedev e shpjegoi këtë hap me shqetësimet e Rusisë nga ekspanzioni i NATO-s afër kufijve rusë dhe terrorizmi ndërkombëtar.

"Detyra jonë më e rëndësishme është t'i furnizojmë trupat tona me llojet më moderne të armatimit", tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG