Ndërlidhjet

Brown: Irani duhet të bëjë zgjedhje të qartë


Kryeministri britanik Gordon Brown i ka bërë thirrje Iranit që t'i japë fund programit për pasurimin e uraniumit në këmbim të ndihmës ndërkombëtare për zhvillimin e reaktorit bërthamor.

Brown tha se Irani përballet me "zgjedhje të qartë" mes bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare apo sanksioneve më të ashpra.

"Irani ka përpara zgjedhje të qartë: të vazhdojë në këtë rrugë dhe të përballet me sanksione të mëtejme, ose të orientohet kah programi bërthamor civil i mbikqyrur nga Kombet e Bashkuara, që do t'u sjellë dobi më të mëdha qytetarëve të vet" tha Brown.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre druajnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, por Teherani e mohon këtë.
XS
SM
MD
LG