Ndërlidhjet

logo-print

Rehn kundër pezullimit të zgjërimit të BE-së


Bashkimi Evropian nuk do të duhej t'i ngrijë planet për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë eurokomisioneri për Zgjërimin, Oli Rehn.

Ai e bëri këtë prononcim duke komentuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, se Bashkimit Evropian i nevoitet "faza e konsolidimit" përpara se të pranojë anëtarë të rinj.

Rehn i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe Kroacisë.
XS
SM
MD
LG