Ndërlidhjet

Parlamenti francez përkrah qeverinë


Parlamenti francez i ka dhënë besimin qeverisë së presidentit, Nikola Sarkozi, pas vendimit të tij që Franca sërish të hyjë në komandën e përbashkët të NATO-s, për çka shumë parlamentarë kanë shfaqur frikën se kjo mund ta rrezikojë pavarësinë e Francës.
Me 329 vota "pro" dhe 238 "kundër" Parlamenti francez ka përkrahur politikën e jashtme të qeverisë pas një debati të ashpër disaorësh në Dhomën e Ulët të Kuvendit Kombëtar për rolin e Francës në NATO.
Pritet që vendimin përfundimtar për hyrjen e Francës në komandën e NATO-s ta japë presidenti Sarkozi në prag të 60 vjetorit të Aleancës në samitin që do të mbahet në fillim të muajit prill.
XS
SM
MD
LG