Ndërlidhjet

logo-print

Fritzl e pranoi fajësinë për të gjitha akuzat


I akuzuari Josef Fritzl, e ka pranuar fajësinë për të gjitha akuzat.

Austriaku i akuzuari 73 vjeçar, e kishte mbajtur vajzën e tij të mbyllur për 24 vite dhe shumë herë e kishte dhunuar, kështu që ajo i kishte lindur shtatë fëmijë.

Më herët ai e kishte pranuar fajësinë lidhur me akuzat për incest, dhunim dhe burgim ilegal, por i kishte hedhur poshtë akuzat për vrasjen e djalit të tij të posalindur dhe skllavërimin e së bijës, në një bodrum nën shtëpinë e tij.

Sot, ditën e tretë të procesit gjyqësor, ai e ndryshoi qëndrimin, pasi në gjyq u dha dëshmia e vajzës së tij me anë të videos së xhiruar.

I akuzuari Fritzl mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzën për vrasje.
XS
SM
MD
LG