Ndërlidhjet

Polonia dërgon edhe 400 ushtarë në Afganistan


Polonia po përgatitet që nga muaji i ardhshëm të dërgojë në Afganistan edhe 400 ushtarë, duke rritur kështu kontigjentin e saj në këtë vend nga 1.600 në 2.000 ushtarë, njoftojnë mediat polake.
Polonia është duke negociuar edhe me Mongolinë në mënyrë që kontingjentit të saj në kuadër të misionit
ISAF t'i bashkangjiten edhe 200 ushtarë mongolezë.
Forcat polake dhe ato mongoleze janë duke zhvilluar bashkëpunim të mirë edhe në misionin paqeruajtës në Irak.
XS
SM
MD
LG