Ndërlidhjet

Berisha viziton Gjermaninë


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha fillon sot një vizitë zyrtare në Gjermani. Berisha, i cili është ftuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, do të marrë pjesë në konferencën me temë "Vitet 1989/1990: Era e ndryshimit në Shqipëri".

Më pas Berisha do të marrë pjesë dhe në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, njëherësh pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane.

Takimet me përfaqësuesit e biznesit gjerman do të zënë një vend të veçantë në vizitën e kryeministrit Berisha.
XS
SM
MD
LG