Ndërlidhjet

logo-print

AIG, llogari para Kongresit


Kreu i kompanisë American International Group do të dshmojë sot para Kongresit. Në qendër të seancës do të jetë paketa prej 165 milionë dollarësh me të cilën kompania ka shpërblyer 400 punonjës të saj.

Kompania në fjalë ka marrë ndihma nga shteti amerikan për të mbijetuar pasi po përballej me krizën financiare. Miliona dollarë shpërblim janë marrë nga paketa e ndihmës të ofruar nga qeveria.

Sekretari amerikan i Thesarit tha se do të rikthehen sa më shumë shpërblime që të jetë e mundur.

Veprimi i drejtuesve të AIG-së ka ngjallur zemërimin e publikut, por edhe të politikës.
XS
SM
MD
LG