Ndërlidhjet

Moska angazhohet në Transnjestri


Presidenti rus Medvedev, ai i Moldavisë Voronin dhe udhëheqësi i rajonit separatist të Transnjistries, Smirnov kanë rënë dakord të punojnë drejt një zgjidhje paqësore për konfliktin 19 vjeçar. Takimi tre palësh u zhvillua në Moskë me nismën e Kremlinit.

Transnjestria njihet si një nga konfliktet e ngrira në vendet e dala nga ish Bashkimi Sovjetik. Transnjestria kërkoi të shkëputej nga Moldavia në vitet '90-të nga droja e bashkimit të Çishinaut me Rumaninë.

Diplomatët kanë shprehur shqetësimin se Kremlini po përpiqet të zgjidhë konfliktin në fjalë përmes një marrëveshje të shpejtë që do të anashkalonte bisedimet e mbikqyrura ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG