Ndërlidhjet

AIG: Do kthejmë gjysmën e shpërblimeve


Kreu i kompanisë American Interantional Group tha para Kongresit se ka kërkuar nga përfituesit e shpërblimeve të bëjnë gjënë e duhur, duke kthyer gjysmën e parave të marra.

AIG ka qenë në qendër të debatit dhe kritikave pasi i ka shpërndarë 400 punonjësve të saj shpërblime në vlerë prej 165 milionë dollarësh. AIG është një nga përfituesit e ndihmës nga administrata amerikane, për t'i shpëtuar falimentimit.

"Njerëzit me të drejtë janë të zemëruar, dhe po aq për tu zemëruar është dhe kultura e shpërblimeve të kësaj natyre që është simpotmë e pangopësisë, e marrjes së rreziqeve të pallogaritura që na kanë sjellë në këtë situatë me aq shumë probleme", tha presidenti amerikan Barack Obama.
XS
SM
MD
LG