Ndërlidhjet

Vdes aktorja Natasha Richardson


Aktorja e njohur britanike, Natasha Riçardson ka vdekur nga pasojat e lëndimit në kokë që kishte pësuar në një fatkeqësi gjatë skijimit në Kanada, ka bërë të ditur familja e saj. Riçardson ka luajtur në shumë filma dhe prodhime televizive, ndërsa sukeset më të mëdha i ka arritur në skenën e teatrit. Ajo kishte prejardhje nga një familje e njohur artistësh, si mbesë e aktorit të njohur britanik Sër Majkëll Redgrave, dhe vajza e aktores, Vanesa Redgrave dhe regjisorit, Toni Riçardson.
XS
SM
MD
LG