Ndërlidhjet

Obama viziton Turqinë me 6 dhe 7 prill


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të qëndrojë për vizitë në Turqi me 6 dhe 7 prill, ku do të marrë pjesë në forumin e dytë të Aleancës së civilizimeve , ka thënë sot kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan.
"Bisedimet me presidentin Obama do të jenë të një rëndësie të veçantë për Turqine dhe SHBA-të", ka thënë Erdogan. Tema të bisedimeve midis krerëve turq dhe presidentit amerikan do të jenë marrëdhëniet bilaterale, Iraku, Irani dhe procesi paqësor i Lindjes së Afërt, për të cilin Turqia ka ofruar rolin e saj ndërmjetësues.
XS
SM
MD
LG