Ndërlidhjet

Referendum për presidencë të përjetshme


President Ilham Aliyev me bashkëshorten Mehriban në qendrën e votimeve
President Ilham Aliyev me bashkëshorten Mehriban në qendrën e votimeve
Në Azerbejxhan, vendin e pasur me naftë, është mbajtur një referendum kundërthënës, për të hequr kufizimin e mandateve presidenciale. Presidenti aktual Ilham Aliyev tani ka mundësinë që të udhëheqë me këtë vend përjetësisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se nga 54 për qind e votave të numëruara, 99.2 për qind e tyre kanë votuar në favor të këtyre ndryshimeve.

Nga vitit 2003 e deri më 2007, prodhimi në këtë vend është rritur nga 20 për qind në vit, duke e shndërruar ekonominë e këtij vendi në një nga ekonomitë më së shpejti të zhvilluara në botë.

Në referendumin e mbajtur, banorët e Azerbejxhanit janë pyetur nëse njeriut që ka udhëhequr me këtë hov ekonomik duhet t’i jipet e drehta për të udhëhequr me mandate të pakufizuar. Dhe për shumë banorë të këtij vendi, përgjigja ishte një “po” vendimtare.


Azerbaijan Referendum
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:36 0:00

XS
SM
MD
LG