Ndërlidhjet

Iran: Misioni satelitor u kompletua me sukses


Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se sateliti i parë i prodhimit iranian, i cili u lansua në orbitë muajin e kaluar, e ka kompletuar misionin e vet.

Një ekspert i agjencisë iraniane të hapësirës tha se "sateliti e ka kompletuar me sukses misionin e vet".

Asghar Ebrahimi ka thënë se sateliti, lansimi i të cilit përkoi me 30-vjetorin e Revolucionit Islamik, do të mbetet në orbitë edhe 38 ditë të tjera përpara se të hyjë në atmosferën e Tokës.

Pas lansimit të satelitit Omid (Shpresa), bashkësia ndërkombëtare shprehu brengosje rreth zhvillimit të tekonologjisë iraniane, e cila mund të përdoret për qëllime ushtarake, por Irani këtë e ka mohuar.
XS
SM
MD
LG