Ndërlidhjet

Bin Laden: Të përmbyset presidenti i Somalisë


Një audio incizim, që pretendohet se i përket kreut të Al Kaedas, Osama bin Laden u ka bërë thirrje islamistëve radikalë në Somali që ta përmbysin presidentin Sharif Sheikh Ahmed.

Nuk ka mundur të verifikohet menjëherë autenticiteti i incizimit, i cili është publikuar në një faqe interneti që përdoret nga grupet e ndërlidhura me Al Kaedan.

Ky është mesazhi i tretë zanor i transmetuar këtë vit, i cili i mvishet bin Ladenit.

Ahmed, një islamist i moderuar, u zgjodh president i Somalisë në janar pas negociatave të ndërmjetësuara nga OKB-ja për të sjellë paqen në vendin, i cili prej vitit 1991 nuk ka pasur qeveri funksionale.
XS
SM
MD
LG