Ndërlidhjet

Dy veta akuzohen për spiunazh në Kosovë


Drejtësia gjermane akuzon dy persona se i kanë dhënë informacione sekrete të qeverisë gjermane personave të lidhur me krimin e organizuar apo me shërbime të huaja të zbulimit në Maqedoni dhe në Kosovë.

Anton Robert K, 42 vjeçar nga Gjermania, gjatë kohës që ka punuar në misionin diplomatik gjerman në Kosovë, i ka dhënë informacione sekrete 28 vjeçarit Murat A. nga Maqedonia. Ky i fundit punonte si përkthyes i diplomatit gjerman.

Të dy personat janë arrestuar zonën e Shtutgartit dhe rrezikojnë dënime nga 5 deri në 10 vjetë burg.
XS
SM
MD
LG