Ndërlidhjet

Barroso: Veprime, jo fjalë


Krerët e Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel mënyrat për të ndaluar rënien ekonomike. Gjatë takimit dy ditor krerët e shteteve anëtare të BE-së shpresojnë të bien dakord për një qëndrim të përbashkët me të cilin do paraqiten në takimin e G20-ës.

"Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për fjalë, por për veprime. Na duhet të zbatojmë planin e rimëkëmbjes dhe të zbatojmë paketat stimuluse fiskale", tha Barroso, kreu i Komisionit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së do kërkojnë më shumë fonde për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe rregullore më të mira për tregjet financiare. Vendet e BE-së në dallim nga SHBA-të nuk duan të miratojnë paketa të reja ndihme për ekonomitë e tyre.

BE-ja do të shpenzojë 400 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dy viteve të fundit. SHBA-të thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme.
XS
SM
MD
LG