Ndërlidhjet

Benitez - besnikëri Liverpulit


Menaxheri i Liverpulit Rafa Benitez ka nënshkruar kontratën e re për këtë klub për periudhën deri në vitin 2013 – 2014.
"Zemra e ime është me klubin e futbollit Liverpul", ka deklaruar Benitez pas nënshkrimit. Benitez në Liverpul kishte kaluar nga Valencia në vitin 2004, ndërsa kontrata aktuale i skadonte në fund të këtij viti.
Javën e kaluar Liverpul ka deklasuar kryesuesin e ligës angleze Mançester Junajtedin me rezultat 4 me 0 dhe me këtë fitore mbetet në garë për titullin e kampionit.
XS
SM
MD
LG