Ndërlidhjet

Kermabo: Bashkëpunim kundër krimit


"Ne duhet të punojmë me të gjithë aktorët, përfshirë Serbinë, nëse dëshirojmë ta luftojmë krimin e organizuar dhe të krijojmë stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha shefi i EULEX-it Yves de Kermabo. Kjo është vizita e parë e Kermabosë në Beograd në cilësinë e shefit të EULEX-it.

Gjatë qëndrimit në Beograd ai është takuar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, ministren e Financave, atë të drejtësisë dhe me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç.

Bogdanoviç i ka transmetuar shefit të EULEX-it gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e bashkëpunimit për sa kohë EULEX-i është status neutral, njofton qeveria e Serbisë.

Bogdanoviç dhe shefi i EULEX-it kanë biseduar për problemet lidhur me furnizimin me energji elektrike të serbëve në Kosovë, lirimin e Florim Ejupit dhe mungesën e lirisë së lëvizjes në Kosovë, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ekspertët ishin të pranishëm në të gjitha takimet, përfshi shefat e komponenteve të Drejtësisë, Policisë dhe Doganave të EULEX-it.

Yves de Kermabo në kuadër të vizitave rajonale do të qëndrojë në Tiranë në fillim të prillit.
XS
SM
MD
LG