Ndërlidhjet

logo-print

Schefer: Jo shkurtime në KFOR


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka tërhequr vërejtjen kundër zvogëlimit të ndjeshëm të pranisë ushtarake në Kosovë.
Reagimi i kreut të NATO-s erdhi pas lajmit se Spanja do të tërheqë gjithë trupat që janë në kuadër të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë 630 ushtarë spanjollë.

Sipas Scheffer "çdo ndryshim i rëndësishëm në numrin apo strukturën e KFOR-it duhet të merret brenda Aleancës kur të biem dakord se kushtet e sigurisë dhe ato politike e lejojnë një gjë të tillë."

"Ky moment nuk ka ardhur ende" ka cituar kreun e Aleancës zëdhënësja e NATO-s.
XS
SM
MD
LG