Ndërlidhjet

Berisha:Kandidimi gjatë presidencës çeke


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar në Bruksel se Tirana zyrtare gëzon mbeshtetjen e Bashkimit Evropian për të aplikuar në këtë union gjatë presidencës çeke. Berisha ka theksuar se Shqipëria do të vlerësojë të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian përfshi edhe vullnetin e vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse, siç ka thënë ai, Shqipëria ka ngelur i vetmi vend me zgjedhje të diskutueshme. Berisha i ka bërë këto komente pas takimeve bilaterale në samitin e partive popullore evropiane në Bruksel.
XS
SM
MD
LG