Ndërlidhjet

BE mirëpret hapat e SHBA-së ndaj Iranit


Presidenti amerikan Barack Obama përmes një mesazhi i është drejtuar popullit dhe drejtuesve iranian me rastin e festës tradicionale të Novruzit.

"Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Republika Islamike e Iranit të zërë vendin e vetë në bashkësinë e kombeve. Kjo është e drejta juaj, por të drejtat vijnë bashkë me përgjegjësitë. Vendi në mesin e kombeve të tjera nuk mund të zihet me terror dhe armë, por me veprime paqësore që dëshmojnë madhështinë e popullit dhe qytetërimit iranian. Masë për madhështinë nuk është aftësia për të shkatërruar, por aftësia për të ndërtuar dhe krijuar", tha Obama.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana ka mirëpritur qëndrimin e presidentit amerikan.

"Është një ofertë shumë e mirë. Kemi një deklaratë të menduar mirë që dëshmon atë që e ka thënë dhe më herët presidenti Obama se dëshiron t'i shtrijë dorën Iranit. Kjo është një bazë e mirë dhe shpresoj që Irani do të veprojë mençurisht", tha Solana.
XS
SM
MD
LG