Ndërlidhjet

Tërheqja e trupave – në kontekst të sigurisë


Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për kontributin, që trupat spanjolle e kanë dhënë gjatë shërbimit të tyre disavjeçar në kuadër të KFOR-it. Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, tha se vendimi eventual për largimin e kontigjentit spanjoll u takon autoriteteve të Spanjës

- Ne mund të themi se jemi mirënjohës për prezencën e trupave spanjolle dhe për kontributin e tyre për shumë vite. Ndërsa tërheqjen eventuale, apo reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë, duhet parë edhe nga konteksti i krijimit të një ambienti më të sigurt në Kosovë, sepse niveli i sigurisë tashmë është mjaftë i lartë, tha Krasniqi.

Sipas tij, edhe reduktimi i trupave spanjolle apo i trupave të ndonjë vendi tjetër, duhet të burojë nga ky kontekst.
XS
SM
MD
LG