Ndërlidhjet

Trupat spanjolle nga Kosova - në Afganistan


Pas vendimit të Spanjës për tërheqjen e paqeruajtësve të vet nga Kosova, pritet rritja e numrit të trupave spanjolle në Afganistan, raportohet në Madrid.

Sipas gazetës El Mundo, Spanja mund ta rrisë kontigjentin e saj aktual prej 800 ushtarëve në Afganistan, me 500 të tjerë.

Kjo lëvizje, sipas komentatorëve, është në harmoni me përpjekjet e Spanjës për t'i përmirësuar raportet me Shtetet e Bashkuara, që ishin dëmtuar pas tërheqjes së trupave spanjolle nga Iraku, në vitin 2004.

Megjithatë, zyrtari i lartë për çështjet evropiane, Diego Lopez Garrido, ka hedhur poshtë ndërlidhjen e tërheqjes së trupave nga Kosova me mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG