Ndërlidhjet

Kriza ekonomike e nxitë racizmin


Kriza ekonomike e nxitë racizmin dhe ksenofobinë, e veçanërisht ndaj pjesës më të ndjeshme të popullësisë, kanë tërhequr vërejtjen agjencitë evropiane për të drejtat e njeriut.

"Jemi të brengosur, se kriza ekonomike, që tash po i godet shoqëritë tona, e nxitë jotolerancën rasiste dhe ksenofobinë në Evropë", thuhet në një kumtesë të këtyre agjencive.

Mëtutje, në këtë njoftim, agjencitë për të drejtat e njeriut, paraqesin raportet për gjithnjë e më tepër dhunë ndaj imigrantëve, refugjatëve, azilantëve dhe ndaj pakicave, siç janë romët.

Agjencitë për të drejtat e njeriut të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së, u kanë bërë thirrje qeverive për luftë më të madhe kundër kësaj dukurie.
XS
SM
MD
LG