Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev pret lidhje më të mira me SHBA-të


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, thotë se shpreson për përmirësim të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara, në takimin me presidentin amerikan, Barack Obama, në fillim të muajit të ardhshëm.

Prsidentët Obama dhe Medvedev pritet të takohen më 1 prill në Londër, para fillimit të samitit G-20.

Lidhjet ndërmjet Uashingtonit e Moskës ishin tensionuar shumë gjatë presidentit George Bush, lidhur me planet për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor amerikan në Evropë dhe për shkak të luftës Rusi – Gjeorgji, në gusht të vitit të kaluar.

Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha sot se Moska beson se "pika më e ulët në këtë periudhë, e ftohjes së raporteve, ka përfunduar".
XS
SM
MD
LG