Ndërlidhjet

Alonso: Spanja u tërhoq – për shkak të pavarësisë


Partia Socialiste në pushtet në Spanjë, e ka mbrojtur sot vendimin e qeverisë për tërheqjen e paqeruajtësve nga Kosova, lidhur me shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Zëdhënësi i kësaj partie, Jose Antonio Alonso, tha se qeveria e kishte planifikuar këtë lëvizje, prej se Kosova e shpalli pavarësinë, në shkurt të vitit 2008, raporton agjencia DPA nga Madridi.

"Në këtë situatë, nuk është e zbatueshme, që të kemi prani në një hapësirë për të ndërtuar shtet, të cilin dikush nuk e njehë", tha Alonso.
XS
SM
MD
LG