Ndërlidhjet

logo-print

Spanja: SHBA-të ta respektojnë vendimin


Spanja ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që ta respektojnë vendimin e këtij vendi për tërheqjen e trupave nga Kosova, pasi Uashingtoni ka shprehur zhgënjim me këtë zhvillim.

"Ne respektojmë pozicionin e vendeve të tjera, por njëherësh kërkojmë për respekt të pozicionit tonë", kanë thënë burime nga zyra e kryeministrit të Spanjës, Luis Rodriguez Zapatero.

Duke folur sot në Bruksel, kryeministri Zapatero, këmbënguli se trupat e Spanjës po tërhiqen nga Kosova, për shkak se siguria është përmirësuar dhe se roli i Spanjës më nuk ka kuptim, për arsye se ky vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Para një viti, Kosova njëanshëm e shpalli pavarësinë dhe siç është mirë e njohur, Spanja nuk e njehë këtë", u tha ai reporterëve sot në Bruksel.
XS
SM
MD
LG