Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të "të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës

  • RFE /RL

Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova. Spanja ndërkaq ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të respektohet vendimi për tërheqje.



Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova.
Zëdhënësi Wood

"Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me këtë vendim të Spanjës", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Wood.

Ai në vazhdim tha se në vitin 1999, aleatët e NATO-s "u pajtuan në parimin së bashku brenda, së bashku jashtë", prandaj "ne jemi të befasuar nga ky vendim".

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen "assesi" me pikëpamjen e Spanjës, se misioni në Kosovë është esencialisht i përfunduar.

Spanja ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që ta respektojnë vendimin e këtij vendi për tërheqjen e trupave nga Kosova, pasi Uashingtoni ka shprehur zhgënjim me këtë zhvillim.
Kryeministri spanjoll Zapatero


"Ne respektojmë pozicionin e vendeve të tjera, por njëherësh kërkojmë për respekt të pozicionit tonë", kanë thënë burime nga zyra e kryeministrit të Spanjës, Luis Rodriguez Zapatero.

Duke folur sot në Bruksel, kryeministri Zapatero, këmbënguli se trupat e Spanjës po tërhiqen nga Kosova, për shkak se siguria është përmirësuar dhe se roli i Spanjës më nuk ka kuptim, për arsye se ky vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Para një viti, Kosova njëanshëm e shpalli pavarësinë dhe siç është mirë e njohur, Spanja nuk e njehë këtë", u tha ai reporterëve sot në Bruksel
XS
SM
MD
LG