Ndërlidhjet

SHBA:Sudani të mos dëbojë punonjësit humanitarë


SHBA-të dhe disa vende tjera, anëtare të KS të KB, kanë kërkuar nga Sudani të tërheqë vedimin për dëbimin e 13 punonjësve humanitarë ndërkombëtarë, por emisari sudanez ka deklaruar se Kartumi nuk do ta ndryshojë vendimin. Sudani ka urdhëruar organizatat humanitare ta braktisin Darfurin, duke i akuzuar se kanë ndihmuar në hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka dhënë urdhër për arrestimin e presidentit sudanez, Omar Al Bashir, i cili akuzohet për krime lufte në Darfur.
XS
SM
MD
LG