Ndërlidhjet

Maqedoni: Siguri e shtuar para zgjedhjeve


Autoritetet e Maqedonisë i kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo dhune para zgjdhjeve të nesërme presidenciale dhe lokale, që shihen si të një rëndësie të madhe për integrimet evroatlantike të këtij vendi.

Agjencia AFP raporton se afro 8500 policëve u janë dhënë udhëzime me shkrim se si të veprojnë në ditën e zgjedhjeve, për ta parandaluar dhunën eventuale.

Priet që këto zgjdhje të monitorohen nga më tepër se 500 vëzhgues ndërkombëtarë dhe afro 7 mijë lokalë.

Në zgjedhjet për president marrin pjesë 7 kandidatë, prej të cilëve 3 janë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG