Ndërlidhjet

logo-print

Napoli: Protesta kundër mafisë dhe krimit


Mijëra njerëz janë tubuar sot në Napoli, në demonstratat kundër krimit të organizuar dhe mafisë.

Organizatorët kanë thënë se ky është tubim proteste kundër vrasjeve nga ana e mafisë dhe e krimit të organizuar.

Anëtarët e familjeve kanë bartur fotografi të të vrarëve, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe veprimtarët për luftën kundër krimit të organizuar.

Protestës i është bashkuar edhe shkrimtari, Roberto Savijano, autor i librit, sipas së cilit është xhiruar filmi "Gomora", për krimet e mafisë napolitane.

Grupi mafioz i Napolit, Kamore, i është kërcënuar me vdekje shkrimtarit Savijano.
XS
SM
MD
LG